Pashiniani bëhet horë në kuvend, merr veç një votë për t’u bërë kryeministër pa zgjedhje

Kuvendi i Armenisë

Kuvendi i Armenisë e ka refuzuar kandidaturën e kryeministrit në detyrë, Nikol Pashinian, për shef të qeverisë së re. Refuzimi i deputetëve erdhi pas marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

VIDEO:

Pashiniani dha dorëheqje më 25 prill, duke e hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për ta zgjidhur krizën politike që u shkaktua nga rezultati i konfliktit të armatosur me Azerbajxhanin vitin e kaluar.

“Një ligjvënës votoi për, tre kundër dhe 75 ligjvënës abstenuan. Pashiniani nuk zgjidhet kryeministër”, tha kryetari i Kuvendit, Ararat Mirzoyan, pas procesit të votimit që u zhvillua të hënën.

Një seancë tjetër e Kuvendit pritet të mbahet më 10 maj. Nëse Pashiniani dështon që ta sigurojë përkrahjen e deputetëve për herë të dytë, Kuvendi do të shpërndahet dhe presidenti Armen Sarkisian do t’i caktojë zgjedhjet e parakohshme për muajin e ardhshëm.

Pavarësisht pakënaqësive të shumta rreth menaxhimit të konfliktit nga qeveria e tij, Pashiniani tha se planifikon që t’i përmbushë detyrat deri në votim dhe se do të marrë pjesë në zgjedhje.

Armenia është zhytur në krizë politike që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Pashiniani nënshkroi një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas së cilës Azerbajxhani e mban kontrollin e territoreve të fituara gjatë konfliktit