Pasi ia dhuroi fanellën, Dybala ia konfirmoi Zverevit se në pesë vitet e ardhshme do të luajë te Juve

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ia ka dhënë Alexander Zverevit fanellën me numrin 10 dhe ka konfirmuar se do të qëndrojë te Zonja e Vjetër së paku në pesë vitet e ardhshme.

Ylli i Bianconerëve mori pjesë në finalen ATP në Torino, ku tenisti gjerman e mposhti Daniil Medvedev dhe më pas dy sportistët u takuan.

La Joya ia dhuroi Zverevit fanellën e tij të Juventusit dhe i uroi mirëseardhje në Torino.

VIDEO:

(Foto: Twitter/La Maglia Bianconera)

“A do të të gjej këtu në pesë vitet e ardhshme? Përndryshe, Munihu është i gatshëm të të mirëpresë”, citon Sky Sport Italia fjalët e tenistit duke iu referuar klubit të tij të preferuar Bayern Munich.

“Në pesë vitet e ardhshme, nëse kthehesh këtu… Për mua, vetëm në Torino”, ia ka kthyer Dybala.

Agjenti i argjentinasit, Jorge Antun, pritet të arrijë në Continassa për të kompletuar rinovimin, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022. Ndërkaq, kontrata e re e 28-vjeçarit pritet të zgjatë deri në vitin 2026. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/La Maglia Bianconera)

The post Pasi ia dhuroi fanellën, Dybala ia konfirmoi Zverevit se në pesë vitet e ardhshme do të luajë te Juve appeared first on Telegrafi.