Pasi iu publikua fotoja shtatzënë, vjen reagimi i papritur i Arbenitës

Arbenita Ismajli reagon pas lajmit se është në pritje të ëmbël.

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

VIDEO:

Në rrjet ka qarkulluar një foto e modeles gjatë ceremonisë së martesës, ku duket qartë barku i rrumbullakosur.

Megjithatë, duket se Arbenita nuk ndihet ende gati të flasë për këtë publikisht apo dhe ta pranojë. Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet e veshur me një pallto të gjerë që i mbulon barkun.

Më pas, modelja ka publikuar një foto tjetër e veshur me crop top, duke vënë në pah linjat perfekte trupore. Ndjekësit janë të bindur se kjo është foto e vjetër e Arbenitës dhe se ajo po mundohet të fshehë faktin që është shtatzënë.