Pasi u ofenduan ai dhe Mozziku, Getinjo vjen me reagim të papritur

Dy vëllezërit nga Ferizaji, Mozzik dhe Getinjo, janë dyshja më e dashur për publikun shqiptar që nga fillimet e tyre.

E gjithë kjo pasi që ata asnjëherë nuk kanë hezituar të tregojnë edhe për jetën e vështirë që ata kishin, ku tashmë ata janë pjesë e top listave muzikore.

VIDEO:

Ata gjatë këtij sezoni kanë qenë të angazhuar me projekte dhe koncerte muzikore, e një projekt të ri e ka paralajmëruar Getinjo.

Reperi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar: “Definitivisht” që është titulli i këngës së tij më të re.

Komentet ishin të shumta, por Getinjo zgjedhi të replikojë me ndjekësin i cili ofendoi atë dhe Mozzikun.

“Definitivisht m** je me Mozzikoviq bashkë me të”- shkroi ai.

Ani, mos u bë mizë, mos na ndjek”, ia ktheu Getinjo.

Në anën tjetër, Mozzik ka treguar se tashmë është në përgatitje të albumit të tij më të ri./Insajderi.com