Pastori gjerman i Biden-it kafshon përsëri

Major, qeni i racës pastor gjerman 3 vjeçar e Biden, shkaktoi një tjetër incident që kërkoi kujdes mjekësor, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Qeni thuhet se kafshoi një punonjës të Shërbimit të Parkut Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë South Laën pasditen e së hënës.

VIDEO:

“Po, Majori kafshoi dikë gjatë një shëtitjeje”, tha sekretari i shtypit i zonjës së parë Jill Biden, Michael LaRosa për CNN.

Kafshimi vjen vetëm një javë pasi Major-i u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas një kohe pushimi në Delaëare, pasi ai kafshoi një roje sigurie të Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar një dëmtim të vogël. /Insajderi.com