Pastruesja jep dorëheqje pas 35 viteve punë, porositi menaxheren të jetë më e sjellshme me të tjerët: Nuk je asgjë më e mirë se unë

Një pastruese që për 35 vite punoi për bankën HSBC, ka dhënë dorëheqje dhe në letrën lamtumirëse ka porositur menaxheren e saj që të jetë më e mirë me njerëz.

Letrën që i biri i saj e shpërndau në Twitter është bërë virale, kurse disa përdorues të këtij rrjeti sociale kanë uruar gruan për letrën e sinqertë dhe punën e palodhshme, transmeton Telegrafi.

Gruaja që ka dashur të mbetet anonime, në letër ka shkruar se ka vendosur të largohet nga vendi i saj i punës, pasi që menaxherja e ka poshtëruar dhe ka qenë shumë agresive me të.

VIDEO:

“Ju lutem ta kujtoni këtë: Në botën që mund të jeni kushdo, jini të mirë dhe të butë – sepse askush prej jush nuk është më i mirë sesa një pastruese”, ka shkruar ajo.

“Për këtë e dua nënën time. Pastron bankat tash e 35 vite – edhe sot ka shkuar duke lënë këtë porosi menaxheres së saj. Të uroj pensionim të këndshëm nënë”, ka porositur i biri i saj.

Ai këtë letër e ka shpërndarë në Twitter, ku ka marrë shumë komplimente nga përdoruesit e kësaj platforme.

“Kurrë nuk e kam kuptuar se si dikush mendon që posti i punës që ata bëjnë tregon edhe rëndësinë e një njeriu. Jam mësuar të besoj që do punë është e mirë – dhe që çdo kush duhet të zgjohet të shërbej dhe të jetë i respektuar, pavarësisht nëse pastron mbeturina apo udhëheq një kompani”, ka shkruar një përdoruese e Twitter. /Telegrafi/

 

The post Pastruesja jep dorëheqje pas 35 viteve punë, porositi menaxheren të jetë më e sjellshme me të tjerët: Nuk je asgjë më e mirë se unë appeared first on Telegrafi.