Patrice Evra: Në çdo klub ka të paktën nga dy futbollistë homoseksual, frikësohet të flasin shkaku i kundërshtimeve që do të hasnin

Patrice Evra ka pohuar se ka të paktën dy futbollistë homoseksualë në çdo klub në botë, por ai beson se disa nga ish-shokët e tij të skuadrës kishin frikë të dilnin të tregonin për shkak të qëndrimeve homofobike në shoqëri.

Aktualisht nuk ka lojtarë homoseksualë në Ligën Premier që ka dal dhe e ka pranuar këtë fakt, por përpjekjet janë bërë, pasi futbolli anglez nisi fushatën gjithëpërfshirës ‘Rainbow Laces’.

Ish-mbrojtësi i majtë francez, i cili ndër të tjera luajti për Manchester United dhe Juventus, ka zbuluar eksperiencat e tij gjatë karrierës së tij si lojtar.

VIDEO:

“Kur isha në Angli, ata sollën dikë që të fliste me ekipin për homoseksualitetin”.

“Disa nga kolegët e mi thanë: ‘Është kundër fesë sime, nëse ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshjeje, le të largohet nga klubi’ dhe komente të tjera”.

“Në atë kohë, unë thashë ‘Mbyllni gojën’. Kam luajtur me lojtarë që ishin homoseksualë. Kur ishim ballë për ballë, ata u hapën me mua sepse kanë frikë të flasin ndryshe”.

“Ka të paktën dy lojtarë për çdo klub që janë homoseksualë. Por në botën e futbollit, nëse e thua, gjithçka ka mbaruar”, ka thënë Evra për Le Parisien.

Komentet e Evra vijnë vetëm disa ditë pasi futbollisti homoseksual australian Josh Cavallo foli për abuzim homofobik që iu drejtua atij gjatë një ndeshjeje të A-Ligës të shtunën. /Telegrafi/

The post Patrice Evra: Në çdo klub ka të paktën nga dy futbollistë homoseksual, frikësohet të flasin shkaku i kundërshtimeve që do të hasnin appeared first on Telegrafi.