“PDK do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për ‘tiketat ngjitëse’”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri, ka thënë se PDK do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për zhvatjen e qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete.

Tahiri në Facebook ka deklaruar së PDK nuk do të hekin dorë nga kërkesa për debat parlamentar në seancën e radhës.

VIDEO:

Ai më tej ka thënë së nuk do të ndalën deri në anulim e kësaj kontratë.

“Sot qeveria nuk ktheu përgjigje nëse do të jetë prezentë në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë. Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, ka deklaruar ai.