PDK e tërheq kërkesen për të debatuar për taksën prej 5 eurove për vetura

PDK

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se edhe të enjten do të ketë seancë të rregulltë.

VIDEO:

Ajo në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se mbledhja do të fillojë nga ora 10.

“Ne u dakorduam që seancën e rregullt ta mbajmë më 22 korrik nga ora 10:00. Po ashtu edhe të mërkurën do të kemi vazhdimin e seancës e cila nuk u mbajt sot dhe do të mbahet nga ora 10:00”,ka thënë ajo.

Në seancë do të ketë debat parlamentar që është nisur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar për vendosjen e taksës prej 5 eurove për letërngjitësin që dëshmon regjistrimin e automjeteve.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se ata e kanë tërhequr kërkesën për mbajtjen e debatit parlamentar. Kjo pasi nuk kanë marrë një përgjigje nëse në seancë do të jetë i pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.