PDK kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

Nga Partia Demokratike e Kosovës i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që urgjentisht ta shkarkojë Donika Gërvallën nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton Insajderi.

Betim Gjoshi nga kjo parti është shprehur se për Gërvallën janë vetëm dy rrugë; “1. Urgjentisht të jap dorëheqje.  ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”.

VIDEO:

Reagimi i Gjoshit ka ardhur pas publikimit të një deklarate të para disa vitesh të Donika Gërvallës, ku thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale.

Ajo deklaronte se posedonte materiale, të cilat sipas saj, do të ndihmonin Specialen në zbardhjen e vrasjeve./Insajderi.com

Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën –

1. Urgjentisht të jap dorëheqje.

ose

2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti.

Posted by Betim Gjoshi on Monday, May 3, 2021