PDK, LDK dhe AAK lëshojnë sallën, pasi që kryeministri Kurti nuk paraqitet në seancë

opozita

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi që aty nuk është kryeministri Albin Kurti, i cili e ka ftuar vet këtë seancë, për të diskutuar për dialogun e deritashëm me Serbinë, shkruan Ballkani.info.

VIDEO:

Shefat e grupeve parlamentar të PDK-së dhe LDK-së, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi kanë thënë se është e pakuptimtë të vazhdohet séanca meqë aty nuk është i pranishëm kryeministri dhe kanë kërkuar ndërprerjen e seancës.

Mirëpo, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vendosur që të vazhdojë séanca. /Ballkani.info/