PDK lëshon mbledhjen e Kryesisë, kjo është arsyeja

<!–

–>

VIDEO:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Hamza ka bërë të ditur se kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë, pasi nuk pajtohen me ndryshimin e shpejtë të ligjit për zgjedhje.

“Në këtë mbledhje u trajtua propozimi për një pikë të rendit të ditës, ligji për zgjedhjet. Ne paradite patëm seancë, ku shumë deputetë i ngritën çështjet që janë me urgjencë siç është trajtimi me pandeminë, gjendja me ekonominë e të tjera. Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore dhe se ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe në urgjencë”, deklaroi Hamza, shkruan lajmi.net.

Tutje Hamza theksoi se për këtë çështje duhet konsultuar edhe Avokati i Popullit, Komisioni Qendror Zgjedhor, Shoqëria Civile.

“Jemi të interesuar të krijojmë sa më shumë kushte për diasporën tonë, por jemi të interesuar për reformë substanciale. Por ne nuk e pamë të nevojshme të jemi në këtë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit”, shtoi ai.