Pele lirohet nga spitali, derisa tregon për problemin shëndetësor që kishte

Pele është liruar sot (e mërkurë) nga spitali, duke konfirmuar se gjendja e tij është e mirë.

Legjenda e futbollit ishte hospitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por që nuk ishte serioz.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Pele ka falënderuar tifozët për mesazhet e pranuara.

VIDEO:

Pele është shtrirë në spital për gjashtë ditë, por thuhet se gjendja nuk është serioze Pele është shtrirë në spital për gjashtë ditë, por thuhet se gjendja nuk është serioze

“Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për asnjë minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!”, ka shkruar legjenda e futbollit.

Tumori i zorrës së trashë i sulmuesit të Santos u gjet kur ai shkoi në spital për ekzaminime rutinë në fund të gushtit. Kirurgjia e tij u zhvillua më 4 shtator dhe ai pritej të linte kujdesin intensiv javën e kaluar.

Por, ai konfirmoi tani se është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë tretmanin e tij deri në rikuperim të plotë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

The post Pele lirohet nga spitali, derisa tregon për problemin shëndetësor që kishte appeared first on Telegrafi.