Për 24 orë kaq persona kanë vdekur në Shqipëri

<!–

–>

VIDEO:

Në krahasim me Kosovën, Shqipëria ka numër më të vogël të vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën katër persona ndërkaq rezultuar pozitiv 992 të tjerë nga 5480 testime të bëra.

Viktima të virusit këtë herë ishin: një 60 vjeçare nga Lezha, një 67 vjeçare nga Vlora, një 73 vjeçar nga Berati dhe një 79 vjeçar nga Librazhdi.

Në nivel vendi janë 12 mijë e 744 raste aktive me COVID-19., ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 843 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144 mijë e 122 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.