Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

Për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

“Ipeshkvi Theodosius dhe priftërinjtë dhe besimtarët u mblodhën në tempullin e papërfunduar me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit.

Pas shërbimit dhe prerjes së tortës së festës, Peshkopi Teodosije tha se arsyeja e tubimit të sotëm në Prishtinë ishte lutja dhe se ishte gjëja më e mirë që mund t’i ofronim Zotit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

VIDEO:

The post Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës appeared first on Telegrafi.