Për lëkurë të thatë, përdorni korrektorët dhe pudrat në formula të lëngshme

Korrektori për lëkurë të thatë duhet të jetë i lëngshëm ose i butë, mirëpo për të rritur hidratimin e kësaj zone të ndjeshme, aplikoni krem ​​të syve dhjetë minuta më parë.

Lëkura e thatë reagon më së miri në tekstura kremoze, pasi formulat e thata mund ta thajnë më tej lëkurën.

VIDEO:

Madje mund të aplikoni edhe dy shtresa kremi të syve, njëra para dhe tjetra pak para se të aplikoni korrektor, nëse lëkura është shumë e thatë, këshillon grimuesja amerikane Mary Erwin. Produktet që aplikohen në këtë mënyrë në shtresa, duhet të kenë një bazë të ngjashme – ideale është ajo ujore, hidratuese, në mënyrë që formula të shkrihen bukur dhe me atë rast ushqejnë lëkurën.

Këtë mund ta bëjmë pikërisht me korrektor, por është e rëndësishme ta aplikojmë në një shtresë të hollë, në mënyrë që të mos futet në rrudha dhe t’i theksojë edhe më shumë ato.

Nënshtresat që kanë mbulim të lartë janë të rezervuara për ditët e ftohta, por me rritjen e temperaturave, duhet të merren parasysh formula më të lehta, bazuar në formulat hidratuese. /Telegrafi/

The post Për lëkurë të thatë, përdorni korrektorët dhe pudrat në formula të lëngshme appeared first on Telegrafi.