Për t’i bërë të dielat tuaja më pak monotone, “Rave” dhe “Win Music Freedom” sjellin event falas me Slavi Plev

‘Rave Live Session’ është transmetimi javor, i mundësuar nga ‘Win Music Freedom’, ku çdo javë shfaqen DJ-të më të mirë lokalë dhe internacionalë.

Slavi Peev është një nga fytyrat e reja në skenë, por duket se ai ka qenë përgjithmonë.

VIDEO:

Udhëtimi i tij muzikor mund t’ju çojë nga stripped-back housetechno.

Slavi është një bashkëthemelues i një emisioni radio, me seli në Londër në Hoxton.FM, i quajtur ‘Friends From Afar’ dhe seri ngjarjesh që ndodhin në Londër në vende të tilla si ‘StarLane’ dhe ‘The Lion & Lamb’.

Ai është i njohur më së miri në vendin e tij të lindjes – Bullgarinë si dhe në Ballkan, ku ai luajti në një nga klubet dhe festivalet më të njohura si: “Wake Up Stran-Jah”, “In The Nature”, “Koncept Space” dhe “Micro” dhe shumë klube dhe evente të ndryshme.

Transmetimin fillon në ora 21:00 këtë të diel dhe atë mund ta ndiqni tek faqet zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom KS dhe Telegrafi Magazina.

The post Për t’i bërë të dielat tuaja më pak monotone, “Rave” dhe “Win Music Freedom” sjellin event falas me Slavi Plev appeared first on Telegrafi.