Përdoruesit e internetit u hutuan nga një foto e familjeve Biden dhe Carter

Një foto nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ish-Presidenti Jimmy Carter u bënë virale në mediat sociale pasi shkalla e pazakontë e fotos hutoi përdoruesit e mediave sociale.

Organizata e Carter postoi foton në Twitter, aty ishin edhe Jill Biden dhe Rosalynn Carter, gruaja e Joe Biden dhe ajo e Jimmy Carter.

Familja e Joe Biden u gjunjëzua pranë kolltukëve në të cilat uleshin Carter, por ajo që hutoi shumë ishte fakti që Biden dukej shumë më i madh se Carter, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Disa përdorues kanë spekuluar se ndryshimi në madhësi është rezultat i një lente kamera me kënd të gjerë.

“Cilin lentë përdori fotografi dhe pse?” pyeti një komentuese.

“Nuk mund të ndaloja së shikuari foton. Unë po përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte dhe mendova se ishte e rremë”, shkroi një tjetër.

“Joe Biden dhe gruaja e tij duken si gjigantë pranë Carter”, përfundoi komentuesi tjetër.

Disa kanë sugjeruar se kjo mund të ketë qenë për shkak të hapësirës së vogël.

“Përzgjedhja e lenteve ishte e saktë, por dikush duhej të rregullonte shtrembërimet në Photoshop përpara se të postonte foton”, shkroi komentuesi. /Telegrafi/

The post Përdoruesit e internetit u hutuan nga një foto e familjeve Biden dhe Carter appeared first on Telegrafi.