Përfshihet nga zjarri një lokal në Çarshinë e Gjatë në Pejë

Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin e Pejës.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se lokali është përfshirë nga zjarri.

VIDEO:

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur te Çarshia e Gjatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë se tashmë zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur.

“Policia është njoftuar se është duke u djegur një lokal. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, për momentin nuk kemi më shumë informacione se çka po ndodh”, tha Gashi për Telegrafin.

 

The post Përfshihet nga zjarri një lokal në Çarshinë e Gjatë në Pejë appeared first on Telegrafi.