Përfundimisht Zeqiri, Toma dhe Berisha nuk mund të luajnë për Kosovën edhe nëse i pranojnë ftesat

Përfundon ëndrra që një ditë t’i shohim veshë me fanellën e Kosovës lojtarët që janë paraqitur më parë me fanellën kombëtare të Zvicrës apo të Gjermanisë për grupmoshat U-21, njofton Insajderi.

Andi Zeqiri, Bastien Toma, Mërgim Berisha nuk mund të luajnë më për Kosovën, edhe nëse e pranojnë ftesën, edhe pse deri më tani nuk e kanë pranuar një të tillë.

VIDEO:

Kjo pas rregullit të ri të UEFA-s, se nëse lojtari në moshën 21 vjeçare luan qoftë edhe për grupmoshat U-21 të ndonjë kombëtareje, atëherë nuk mund ta ndërrojë kombëtaren.

Duke ditur se Zeqiri, Toma, Berisha, etj., kanë nga 21 vjet, dhe luajnë për U-21 të Zvicrës dhe shteteve tjera, tashmë ka marrë fund ëndrra që t’i kemi te Kosova.

Ky vendim bëri që edhe Nedim Bajrami të mos mund të paraqitet për Shqipërinë, pavarësisht se e pranoi ftesën, pasi më parë ishte paraqitur për grupmoshat U-21 të kombëtares helvetike. /Insajderi.com