Përleshje në Postën e Kosovës, policia jep detaje

Disa persona dyshohet se janë përleshur mes vete në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur në orën 12:00, derisa policia është duke i intervistuar palët e përfshira.

VIDEO:

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com