Përmbytjet katastrofike në Kinë: Evakuohen 200 mijë banorë

Kinë

Rreth 200 mijë banorë të Chenzhou City janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Kinën qendrore, njoftojnë autoritete lokale.

VIDEO:

Qendra urbane me më shumë se dhjetë milionë banorë u përball me  shi të vazhdueshëm, të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që “gëlltitën” një pjesë të metrosë, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 12 personave, sipas një raporti zyrtar.

Instituti i meteorologjisë raportoi për një nivel rekord reshjesh brenda një ore. Nga ora 4 deri në orën 5 të pasdites, ra 201.9 mm shi, që solli edhe përmbytjet masive.

Ekspertët kanë njoftuar se reshjet e dendura do të vijojnë edhe këtë të mërkurë me intensitet të lartë. Jeta në të gjithë provincën në Kinën qendrore është paralizuar. Janë mbi 80 linja autobusi që janë pezulluar, shërbimi i metrosë është pezulluar gjithashtu dhe zona të tëra janë pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike.