Përmbytjet shkatërrimtare, akuza në Gjermani: “Njerëzit nuk u paralajmëruan”

Zyrtarët në Gjermani

Zyrtarët në Gjermani po përballen me akuza lidhur me përgatitjen e tyre për përmbytjet më të mëdha të një shekulli, të cilat i zunë njerëzit në befasi e shkaktuan me dhjetëra të vdekur.

VIDEO:

117 jetë të humbura janë konfirmuar deri tani në rajonin më të goditur të vendit, Rhineland-Palatinate, 46 në landin fqinj të North Rhine-Westphalia. Zyrtarët në Gjermani po përballen me akuza lidhur me përgatitjen e tyre për përmbytjet më të mëdha të një shekulli, të cilat i zunë njerëzit në befasi e shkaktuan me dhjetëra të vdekur.

31 ishin të vdekurit në Belgjikë, por Holanda, e prekur edhe ajo nga reshjet ekstreme të shiut dhe vërshimi i furishëm i ujërave, nuk shënoi as edhe një vdekje të vetme e nuk pati fshatra të shkatërruar krejtësisht. Arsyeja? Zyrtarët ishin të përgatitur më mirë dhe të aftë të komunikonin shumë shpejt me njerëzit. “E parashikuam dallgën që po vinte dhe se ku po shkonte”, thotë profesor Jeroen Aerts, i universitetit Vrije në Amsterdam, shkruan TopChannel.

Holanda ka një histori të gjatë menaxhimi të suksesshëm të ujit e cila mund të shërbejë si shembull për reagimin e shpejtë ndaj përmbytjeve, sidomos tani që ndryshimet e klimës pritet t`i bëjnë më të zakonta ngjarjet ekstreme të këtij lloji. Europa ka një sistem mjaft të avansuar paralajmërimi. Shërbimi i saj i menaxhimit të emergjencave, Copernicus thotë se ka dërguar mbi 25 mesazhe paralajmëruese për rajone të caktuara pranë lumenjtë Rin dhe Maas që në ditët përpara se të ndodhnin përmbytjet.

Por shumë pak prej atyre mbërritën në kohë tek njerëzit. Sapo të kemi ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të prekurit, që edhe prioriteti kryesor i momentin, do të na duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë, se ku u gabua e pastaj, ato gabime të korrigjohen. Jo për të gjetur fajtorë për këtë situatë, por për të bërë përmirësimet e nevojshme të së ardhmes, tha për “Bild” ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier. Pyetje të shumta rrethojnë sistemin gjerman të alarmit për emergjencat, me raportet se në shumë vende, sirenat nuk ranë, ndërsa paralajmërimet e aplikacionit kombëtar mbërritën shumë vonë ose aspak.

[embedded content]