Përse femrat janë “të komplikuara”

Kush është personi më i ‘rëndë’ në jetën tuaj?

Nëse keni thënë nëna, motra, bashkëshortja, keni menduar njësoj si edhe shumica e të anketuarve në studimin e Universitetit të Kalifornisë, i cili femrat i ka identifikuar si persona më të rëndësishëm në jetët e tyre

VIDEO:

Hulumtimi është bërë me 1.100 të anketuar të moshës nga 20 deri në 70 vjeç të cilët kanë përshkruar 12 mijë lidhje në jetët e tyre, transmeton Telegrafi.

Ka rezultuar që në jetën e njeriut mesatar ekzistojnë 5 për qind të lidhjeve të komplikuara, ndërkaq më së shpeshti janë ato me pjesëtarët e gjinisë femërore, të cilat janë akuzuar që llomotisin, ankohen, kontrollojnë.

Udhëheqësi i studimit, Claude Fischer, thotë që ky rezultat i ka dy anë të medaljes – femrat në jetët tona llomotisin, por njëkohësisht janë edhe persona të cilët janë të përfshirë më së shumti emocionalisht në marrëdhënie dhe te të cilët më së shumti gjejmë mbështetje.

Në listën e njerëzve të cilët të anketuarit realizojnë lidhje të vështira janë edhe familjarët, bashkëshortët, prindërit të cilët plaken, kolegët. Është pritur, më të lehtët janë miqtë, sepse ata i zgjedhim. /Telegrafi/

The post Përse femrat janë “të komplikuara” appeared first on Telegrafi.