Pesë gjigantë evropianë në ‘luftë’ për Agueron

Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një lojtar i lirë, kështu që Interi, Paris Saint-Germain, Juventusi, Chelsea dhe Barcelona janë emëruar si destinacione të mundshme.

Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç në qershor dhe do të largohet nga Etihad pas një dekade të mbushur me trofe.

Sipas mediumit Footmercato në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë me klientin e tij.

Konfirmohet: Aguero largohet nga Manchester City në fund të sezonit Konfirmohet: Aguero largohet nga Manchester City në fund të sezonit

VIDEO:

Klubet që kanë bërë oferta zyrtare për Agueron thuhet se janë: Interi, Barcelona, ​​Chelsea, Paris Saint-Germain.

Diku tjetër, mediumi ESPN raporton se Juventusi është gjithashtu në garë, me Barcelonën dhe PSG-në.

Letra e Agueros pas konfirmimit për largimin e tij: Kam farkëtuar një lidhje të pathyeshme me ata që e duan Cityn Letra e Agueros pas konfirmimit për largimin e tij: Kam farkëtuar një lidhje të pathyeshme me ata që e duan Cityn

Megjithatë, burimet spanjolle sugjerojnë që Barça nuk do të bëjë një ofertë, sepse trajneri Ronald Koeman nuk mendon se Aguero do të përshtatej me ekipin e tij.

Aguero bëri vetëm 14 paraqitje konkurruese në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/

The post Pesë gjigantë evropianë në ‘luftë’ për Agueron appeared first on Telegrafi.