Peshk i rrallë ngjyra-ngjyra zbulohet në një plazh në Oregon

Një peshk i madh shumëngjyrësh u la në bregdet në Oregon në atë që zyrtarët e akuariumit e quajtën një dukuri të rrallë.

Peshku opah 45 kilogramë, i njohur gjithashtu si një peshk hëne, u zbulua në Sunset Beach në Seaside, një qytet në anën veriperëndimore të shtetit.

Peshku është “i rrallë në bregun e Oregonit”, njoftoi Akuariumi Seaside teksa publikoi së bashku me disa imazhe të peshkut të gjatë tre metra e gjysmë.

VIDEO:

Keith Chandler, menaxheri i përgjithshëm i Akuariumit Seaside, i tha CNN se një opah në bregdetin e Oregonit është “e pazakontë për t’u gjetur” dhe ai gjithashtu shtoi se peshku ishte “në një formë kaq të shkëlqyeshme”.

“Ata janë peshq mjaft të mrekullueshëm dhe normalisht nuk i shohim në breg”, tha Chandler. “Ishte mjaft emocionuese për vendasit”, shtoi ajo.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA), pak dihet për speciet pasi ato jetojnë thellë në oqean. Speciet zakonisht gjenden në ujërat e butë dhe tropikal.

Opah është një peshk me pamje të pazakontë, sipas NOAA, ata kanë një trup të rrumbullakët dhe të sheshtë me ngjyrë gri të argjendtë. /Telegrafi/

The post Peshk i rrallë ngjyra-ngjyra zbulohet në një plazh në Oregon appeared first on Telegrafi.