Pësoi frakturë në fytyrë, Osimhen operohet dhe do të mungojë tre muaj

Victor Osimhen iu nënshtrua ditën e sotme ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e mollëzave në fytyrë, pas përplasjes së rënë që kishte në duel me Milan Skriniarin në ndeshjen Inter – Napoli.

Mirëpo, lajmet nuk janë aspak pozitive për futbollistin dhe për Napolin duke qenë se koha e rikuperimit është shumë e gjatë seç ishte parashikuar.

22-vjeçarit do t’i duhet të qëndrojë jashtë për 90 ditë dhe rikthimi në fushë mund të vijë vetëm në fund të muajit shkurt.

VIDEO:

“Të martën në mëngjes, Victor Osimhen u operua në mollëzën e tij dhe në grykën e syrit nga Gianpaolo Tartaro, i cili u asistua nga Dr Mario Santagata me Dr Raffaele Canonico gjithashtu të pranishëm”.

“Në operacion u përdorën pllaka titani dhe vida. Lojtari është mirë dhe do të jetë nën vëzhgim edhe në ditët në vijim. Osimhen pritet të rikthehet në aksion pas tre muajsh”.

Osimhen kishte shënuar 5 gola për Napolin në Serie A.

Kjo do të thotë se sulmuesi do t’i mungojë edhe Nigerisë në muajin janar kur të nisë Kupa e Afrikës që zhvillohet në Kamerun. /Telegrafi/

The post Pësoi frakturë në fytyrë, Osimhen operohet dhe do të mungojë tre muaj appeared first on Telegrafi.