Pezullohen 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

lajmi i fundit

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë janë pezulluar nga puna, merr vesh Express.

VIDEO:

Nga informacionet e para zyrtarët e pezulluar dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Ndërsa për rastin nga Ministria e Bujqësisë i thanë Expressit se pas pak do të dalin me një komunikatë për media.

Kujtojmë se deri më tani nga kjo Ministri janë prangosur dhjetëra zyrtarë nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione.