Philips: Vetëm SHBA ka fuqi të shtyjë përpara marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqinë të shtyjnë përpara një marrëveshje dhe t’ia bëjnë të qartë Beogradit se mjaft është mjaft”.

Kështu deklaroi të premten drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në universitetin “Columbia” të New Yorkut, David Philips, i cili mori pjesë në një tryezë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”.

VIDEO:

Ai pohoi se janë mbi 30 marrëveshje të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, por të cilat “nuk janë zbatuar plotësisht”.

Sipas tij, Serbia ka hyrë në këtë dialog për të mos bërë zgjidhje.

“Kjo lojë e gjatë po mbaron, janë shumë çështje emocionale në Kosovë që duhet të adresohen”.

Si çështje emocionale Philips ka përmendur personat e zhdukur në luftë. Kjo çështje, sipas tij, s’do të duhej të diskutohej në fund të dialogut, por në fillim të tij./Insajderi.com