Pioli: Atletico Madridi, shansi ynë i fundit në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se lojtarët e tij po mësojnë nga ky sezon i Ligës së Kampionëve dhe se kanë një shans kualifikimi me fitore ndaj Atletico madridit.

Milanit i duhet fitorja kundër Atletico Madrid sonte për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim nga grupi i tyre.

Kështu mendon edhe trajneri i Rossonerëve, Pioli, i cili ka besim në ekipin e tij.

VIDEO:

Atletico Madrid - Milan: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme Atletico Madrid – Milan: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

“Ne analizuam se si luan Atletico Madridi, është e lehtë të motivosh djemtë për këto ndeshje, është shansi ynë i fundit për të mbetur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë për shtyp.

“Ekipi është ndërtuar për të qenë konkurrues në të gjitha garat. Shumë prej tyre janë duke luajtur në Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierën e tyre”.

“Ne kemi dëshmuar se jemi ende larg nga klubet e tjera, por do të na duhet një paraqitje e madhe të mërkurën”.

“Atletico ka cilësi në sulm dhe një ekip shumë solid. Nuk e di se kush do të luajë, me siguri do të kenë një ekip konkurrues. Ne i njohim shumë mirë cilësitë e tyre”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

The post Pioli: Atletico Madridi, shansi ynë i fundit në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.