Pioli: Është një ndeshje e rëndësishme, por jo deçizive

Para sfidës së derbit të Milanos ndaj Interit, e cila pritet të jetë deçizive për fatet e këtij sezoni por edhe për titullin kampion, e programuar të zhvillohet sot në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 15:00, njofton Insajderi.

Në prag të kësaj sfide është shfaqur trajneri i ‘kuqezinjve’, Stefano Pioli për të analizuar këtë supersfidë.

VIDEO:

“Kemi mundësinë të rikthehemi në krye të klasifikimit. Është e qartë që është një ndeshje tepër e rëndësishme, por jo deçizive, sepse pas ndeshjes së nesërme janë në lojë edhe 45 pikë në dispozicion deri në fundin e kampionatit. Rrugëtimi është ende i gjatë. Një ndeshje si kjo duhet të shkohet me gjakftohtësi dhe zemër të nxehtë, me shumë dëshirë dhe vendosmëri”, u shpreh fillimisht Pioli.

“Gjithmonë kam besuar tek forca dhe ambicia e këtij klubi, përtej kualitetit të lojtarëve të mi. Sot luajmë një derbi që nuk shihej prej shumë kohësh, me një klasifikim pozitiv për të dyja skuadrat”, ishin fjalët e Piolit për fund në konferencën për shtyp para derbit. /Insajderi.com