Pioli pas fitores ndaj Atleticos: Milani luajti me cilësi, guxim dhe pjekuri

Stefano Pioli e pa Milanin e tij të luante me ‘cilësi, guxim dhe pjekuri’ për të mposhtur Atletico Madridin, ndërsa sipas tij ky gol është ‘vetëm fillimi’ për Junior Messias.

Kuqezinjtë më në fund arritën fitoren e merituar në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pas kaq shumë takimeve që ishin afër në ndeshjet e mëparshme.

Junior Messias erdhi nga bankina për debutimin e tij në garën evropiane dhe u ngrit mes qendërmbrojtësve për të shënuar me kokë golin e fitores, duke pushtuar Wanda Metropolitanon.

Kjo do të thotë se kualifikimi i tyre në Ligën e Kampionëve është ende i mundur, pasi ata duhet të mundin Liverpoolin dhe të shpresojnë që Atletico Madrid dhe Porto të barazojnë.

Liverpooli vazhdon rekordin e fitoreve, Milani përfshihet fuqishëm në garë për kualifikim Liverpooli vazhdon rekordin e fitoreve, Milani përfshihet fuqishëm në garë për kualifikim

VIDEO:

“Është e drejtë të festoj me lojtarët e mi, sepse ata bënë një paraqitje të mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Pioli për Amazon Prime pas ndeshjes.

“Ata kanë luajtur me cilësi dhe kurajë, kanë besuar gjithmonë te vetja dhe është pikërisht tani që unë festoj me ta”.

“Kjo është rruga e duhur dhe sonte pamë një shfaqje të rëndësishme të pjekurisë së këtij ekipi”.

Ishte debutimi në Ligën e Kampionëve për 30-vjeçarin Messias, i cili deri pak vite më parë ishte ende në ligat amatore dhe shpërndante pajisje shtëpiake për të përballuar jetesën.

“Historia e tij është e mrekullueshme, por unë mendoj se ky është vetëm fillimi për të, sepse ai ka cilësi të vërtetë. Ai kishte disa vështirësi kur erdhi për herë të parë, por tani do ta ndihmojë vërtet ekipin”.

Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët

Pioli u pyet për raportet se një kontratë e re me Milanin do të njoftohet së shpejti, duke dyfishuar pagën e tij.

“Jam plotësisht në sinkron me klubin, ka respekt dhe besim reciprok. Kjo ndjeshmëri e përgjithshme që ndajmë duhet të vazhdojë kështu”.

“Është puna që bën diferencën, cilësia, idetë dhe mbi të gjitha rezultatet. Nënshkrimi do të vijë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

The post Pioli pas fitores ndaj Atleticos: Milani luajti me cilësi, guxim dhe pjekuri appeared first on Telegrafi.