Pique: Do të përpiqem të kthehem në kohë për t’u përballur me Real Madridin në El Clasico

Gerard Pique e ka bërë të qartë se ai shpreson të kthehet nga dëmtimi në kohë për t’u përballur me Real Madrid në El Clasicon e së shtunën më 10 prill.

Mbrojtësi i Barcelonës pësoi një ndrydhje ligamentit gjatë pjesën e dytë të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Sevillas.

Por, Pique shpreson se ai do të kthehet së shpejti në fushat e blerta dhe ta ndihmoj ekipin e tij në El Clasico.

VIDEO:

Gerard Pique rikthehet në stërvitje te Barcelona Gerard Pique rikthehet në stërvitje te Barcelona

“Unë do të përpiqem të luaj kundër Real Madridit. Do të provoj ditë për ditë”, ka thënë fillimisht Pique në programin Nexes të TV3.

“Do të përpiqem të jem atje sa më shpejt të jetë e mundur, por jo [specifikisht në kohë] për Real Madrid”.

Ndryshe, El Clasico i dyti i këtij sezoni është paraparë të zhvillohet më datë 10 prill. /Telegrafi/

The post Pique: Do të përpiqem të kthehem në kohë për t’u përballur me Real Madridin në El Clasico appeared first on Telegrafi.