Pjanic gati të ulë pagën për tu bashkuar me Juventusin

Miralem Pjanic aktualisht është duke u stërvitur me Barcelonën, por siç duket mendjen e ka te lajmet në lidhje me të ardhmen e tij, transmeton Insajderi.

Informacionet e fundit nga Italia tregojnë se kthimi i tij në Serie A do të ndodh shumë shpejtë.

VIDEO:

Mesfushori nuk ka arritur të bind trajnerin Ronald Koeman, i cili preferon lojtarët tjerë para tij në fushë.

31-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer te “Zonja e Vjetër”, ku do të takohej përsëri me trajnerin Massimiliano Allegri, por siç duket klubi bardhezi dëshiron më shumë të mbyll marrëveshjen me Sassuolon për Locatellin.

Nga ana tjetër edhe Barcelona mezi pret të ndëshojë ofertat për lojtarin, pasi katalanasit janë duke kaluar në krizë financiare.

Pjanic u transferua në “Camp Nou” në verën e vitit të kaluar./insajderi.com