Pjesëtaret e FSK-së trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake “Komando dhe Bjeshkatari”

FSK

VIDEO:

Pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ) përfunduan trajnimin dhjetë javor “ Komando dhe Bjeshkatari” të realizuar në zonën e Istogut dhe të Mitrovicës, me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe urbane.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi janë duke ndjekur trajnime të tilla të realizuara nga instruktorët e Ushtrisë Turke me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike për pjesëtarët e KFT-së.