Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Prishtinë

Një person është qëlluar me armë zjarri në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje që kishte me një mashkull kosovar.

VIDEO:

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari është në kërkim nga Policia.

‘’ Rr. Ferid Curri, Prishtinë 30.03.2021-02:53.Viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshja është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës. Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia.’’