Plas bomba pranë pallatit presidencial, por vetëm një besimtar ndërpret faljen e Bajramit VIDEO

Kabul

Një sulm me bomba pranë pallatit presidencial në Kabul tronditi festën e Kurban Bajramit në Afganistan. Fatmirësisht, zyrtarët vendas nuk raportuan për viktima apo të plagosur. Një zëdhënës i presidentit tha se bombat u hodhën ndërsa Ashraf Ghani po falte Bajramin, bashkë me një numër të kufizuar personash.

VIDEO:

Në një video të bërë virale në rrjet, duket se nga shpërthimi vetëm një besimtar frikësohet dhe mbetet në këmbë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe presidentin Ghani, vijojnë ritualin e faljes.

Edhe pse pa viktima, sulmi është vetëm një tjetër dëshmi e pasigurisë që rrethon Afganistanin këto ditë, për shkak të tërheqjes së trupave amerikane dhe territorit të madh që Talebanët kanë rimarrë në kontroll.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Talebanët nuk shpallën armëpushim gjatë këtij Bajrami, duke vijuar ofensivën e tyre për pushtimin e pikave kufitare dhe qyteteve e krahinave të ndryshme në vend.

Për ta parë videon klikoni KËTU.