Pochettino zbulon emrin e ekipit që duhet mposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino e ka cilësuar Chelsean si “skuadrën për të mposhtur” në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët francezë konsiderohen të jenë favoritët për trofeun këtë vit, por Pochettino beson se skuadra e Thomas Tuchel nuk duhet të nënvlerësohet.

Sipas trajnerit argjentinas, kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve janë pikërisht skuadra që duhet mposhtu këtë sezon.

VIDEO:

“Është e mundur që Chelsea dhe ne të jemi dy skuadrat për të mposhtur në letër, duke parë skuadrat tona”, ka thënë fillimisht Pochettino për Football 365.

“Por, Chelsea është fituesi aktual, kështu që ata janë skuadra për të mposhtur veçanërisht pasi forcuan skuadrën e tyre”.

“Ne nuk jemi ende një skuadër. Ne jemi një klub që ka rekrutuar shumë lojtarë këtë verë. Ka disa emra të mëdhenj, por ne duhet të kthehemi në një ekip. Ne e dimë se do të gjykohemi në fund të sezonit për rezultatet tona”.

“Presioni është aty për të gjitha klubet dhe ne e dimë se për disa vite Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i PSG-së”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, PSG e nis sot në udhëtim te Club Brugge sezonin e ri në Ligën e Kampionëve në ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Pochettino zbulon emrin e ekipit që duhet mposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon appeared first on Telegrafi.