Pogba dhe PSG me pëlqim të ndërsjellë, mesfushorit pritet të transferohet në Parc des Princes

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba thuhet se pëlqen një transferim te Paris Saint-Germain, përkunder interesimin të madh nga Real Madridi dhe Juventusi.

Largimi i Pogbas nga Djajtë e Kuq na afatin kalimtar të verës duket i pashmangshëm, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara.

Megjithatë, sipas gazetës L’Equipe, Paris Saint-Germain është në pozicionin më të mirë për të nënshkruar me Pogban si lojtar i lirë në verë.

VIDEO:

Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit

Juventus dhe Real Madrid janë gjithashtu pika potenciale për transferimin e mesfushorit të Unitedit, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.

Por, gjigantët e PSG thuhet se janë opsioni më realist – dhe më tërheqës – për yllin francez, i cili nuk ka arritur asnjëherë të gjej formën e duhur në Old Trafford.

Duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me United, Pogba tashmë është në gjendje të negociojë me ekipet e interesuara. /Telegrafi/

The post Pogba dhe PSG me pëlqim të ndërsjellë, mesfushorit pritet të transferohet në Parc des Princes appeared first on Telegrafi.