Polici gjen portofolin me para të një 78-vjeçari në Kaçanik, e dorëzon në stacion

Kaçanik

Në parkingun e një qendre tregtare në Han të Elezit, një polic ka gjetur një portofol me para, të cilin e ka dorëzuar në stacion policor, raporton Express

VIDEO:

Rastin e ka bërë të ditur drejtoria e policisë në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Sot , rreth orës 16:00 polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit , Sabedin Livoreka, në parkingun e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik , ka gjetur një  portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78 vjeçar nga fshati Nikaj-Kacanik”, ka njoftuar policia.

Tutje është bërë e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, është bërë dorëzimi i portofolit te ai.

“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanik. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë  dhe dokumentet e tij”, ka njoftuar policia.