Policia aksion në Prishtinë: Bastisen dy shtëpi, gjenden kallashnikovë e fishekë

Policia e Kosovës

Fshati Bërnicë e epërme si dhe Siqevë në Prishtinë ishin vendin ku Policia e Kosovës bastisi dy shtëpi pasditen e të dielës.

VIDEO:

Gjatë aksionit të tyre, Policia ka gjetur një pushkë automatikë, fishekë e doreza të pistoletës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6

“Fsh. Bërnicë e epërme, Prishtinë 03.05.2021 – 13:22. Është raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhë në mes të disa personave njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar i cili nuk është takuar në shtëpi por nga një i afërm i tij mashkull kosovar është sekuestruar një pushkë automatike AK-47 të cilën armë i dyshuari e kishte pas me veti kur kishte ndodhë mosmarrëveshja dhe kjo është vërtetuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa në Siqevë, ka gjetur në mal fishek, doreza të pistoletës dhe dy mbushës.

“Pas pranimit të një informate se në një shtëpi gjenden armë – municion njësiti policor ka shkuar në atë lokacion por në atë shtëpi nuk është gjete asgjë e dyshuar, ndërsa jashtë asaj shtëpie në një pjesë të malit janë gjete dhe sekuestruar 37 fishek të kalibrit të panjohur, 45 fishek të kalibrit 7.62 mm., dy pjesë të dorezës së pistoletës dhe dy mbushës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.”, ka bërë të ditur Policia.