Policia del afër Kishës në oborrin e UP-së ku më parë u mbajt liturgjia

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e UP-së, e ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji.

VIDEO:

T7 ka dalë në vend të ngjarjes derisa raporton se aty gjenden në inspektim momentalisht Policia e Kosovës.

Gazeta ka kontaktuar policinë e Kosovës për të parë nëse kanë informacione për mbajtjen e kësaj ceremonie.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë,

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.