Policia dënon 779 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve të personave të prekur nga virusi COVID-19.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së këtij virusi, Policia e Kosovës është duke vazhduar me inspektimin e rregullt për respektim të masave antiCOVID-19.

VIDEO:

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 779 tiketa për të gjithë ata që kanë shkelur masat antiCOVID-19.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar 923 raste të reja me coronavirus si dhe janë raportuar 14 të vdekur. /Telegrafi/

The post Policia dënon 779 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19 appeared first on Telegrafi.