Policia e Kosovës e dënon shoferin 150 euro pasi pranoi informata nga mediat për tejkalim në vijë të plotë

LAJMI I FUNDIT

VIDEO:

Policia e Kosovës përmes mediave online ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim, ku është bashkangjitur edhe dënimi prej 150 eurosh. /Ballkani.info/