Policia jep detaje: Kjo është arsyje e aksionit policor, që po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke bastisur një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info për operacionin policor që po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj.

VIDEO:

I njëjti ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha policia për Ballkani.info

Ballkani.info raportoi pak më parë se policia po qëndron në një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.