Policia jep detaje për aksidentin në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Lipjan

DETAJE

Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit.

VIDEO:

Rastin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.  Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.