Policia jep detaje për djegien e veturës së zyrtarit të VV-së, Mefail Bajqinovci

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djegjes së veturës së zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci.

Sipas raportit, dy vetura të parkuara në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.

VIDEO:

Bajqinovci: Nuk e di nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka që të digjet vetura Bajqinovci: Nuk e di nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka që të digjet vetura

Siç thuhet në raport, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:55 në rrugën “Nora e Hoti”, në Prishtinë.

“Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Policia jep detaje për djegien e veturës së zyrtarit të VV-së, Mefail Bajqinovci appeared first on Telegrafi.