Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen në rrugën  “Ferid Curri”, në Prishtinë.

VIDEO:

Sipas policisë viktima si pasojë e plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK, teksa i dyshuari gjendet në kërkim të policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë 30.03.2021-02:53.Viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshja është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës.  Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia”, thuhet në njoftimin e policisë.