Policia jep detaje për veturën e vjedhur të mërgimtarit në Komoran

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vjedhja e veturës luksoze Audi A6 në Komoran.

Mbrëmë mediat kanë raportuar për një rast të vjedhjes së veturës në parkingun e një marketi në Komoran.

VIDEO:

Vetura e vjedhur është Audi A6 me tabela të Gjermanisë, ku pronari i veturës kishte ndaluar për të blerë gjëra ushqimore pasi kishte marrë rrugën për në shtetin ku jeton.

Mirëpo aty atij iu vjedh vetura, pasi dikush theu xhamin dhe mori atë me gjithë dokumentet që ai kishte brenda saj.

Policia në raportin e saj ka dhënë detaje duke treguar se çfarë ka raportuar në Polici, pronari i veturës.

“Komoran, Gllogoc, 19.02.2021-17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja. Sipas ankuesit në veturë ishte edhe çanta e bashkëshortes në të cilën kishte dy pasaporta, dokumentet e veturës dhe një telefon”, thuhet në raport.

Më poshtë keni fotografitë e veturës së vjedhur.