Policia konfirmon vrasjen në Gjilan, jep detaje se si iu mor jeta një 50 vjeçari nga Bujanoci VIDEO

LAJMI I FUNDIT

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

VIDEO:

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, derisa ka njoftuar se i ndjeri ishte nga Bujanoci.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50-vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci, ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave. Të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar. Viktima e cekur është pa shenja jete”, përcjell Ballkani.info.